A eshte 100 perqind i ligjshem operacioni online stoprenimit.com?
Eshte vetem nje ftese per reflektim dhe per komente:
Mendoni se faqja stoprrenimit.com, eshte me shume nje gjueti shtrigash ne nje territor ku shteti e ka fare te qarte se kush ndertese eshte e ligjshme e kush jo?
A ka (apo a mund te kete) rrezik per shkelje te te drejtave te njeriut ne kete proces denoncimi (ose pothuasje lincimi publik)?
Pse faqja ne fjale mund te jete me e sukseshme se fjala vjen, puna konkrete qe shteti qe oaguhet nga ne, duhet te beje per te identifikuar ndertimet pa leje?
Nje nisme si kjo, a inkurajon ndergjegjen dhe pjesemarrjen qytetare, apo inkurajon pershfaqjen e inateve personale?
Sa e ligjshme dhe sa kushtetuese eshte kjo nisme?
Keto jane vetem pyetje qe historiaime.al ju fto tu pergjigjeni, sipas mendimit tuaj.
Nderkohe, respublica.al, raporton se një javë pas hapjes on-line të faqes “stoprrenimit.com”, numri i denoncimeve nga qytetaret ka shkuar 307. Denoncimet më të mëdha vine nga Tirana, Vlora, Durrësi.
Ndërtime në oborresh shkollash, zaptime lulishtesh e kate pa leje, masakra urbane tashmë po shpaloset para syve tanë por edhe të pushtetarëve. Bregdeti po ashtu ka një numër të madh denoncimesh. Jo rrallë, në denoncime përmenden emra konkretë të personave abuzivë.
Redaktori i ketij lajmi ne faqen e siperpermendur, Koloreto Cukali, komenton: “Pyetja është, sa forcë do të ketë qeveria Rama të shpërthejë bombën e ndërtimeve abuzive, sidomos kur fijet e tyre lidhen sa djathtas dhe majtas në majë të piramidës. Edhe Berisha pati dhënë një numër celulari për “ankesa” ndaj abuzimeve, por, askush nuk duket t’ia ketë “parë hajrin”.