Amnesty International reagon per situaten e familjeve rome ne Shqiperi
Amnesty International ka reaguar sot për 37 familje rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do dëbohen nga banesat e tyre.
Sipas AI, pronari që pretendon tokën nuk ka respektuar procedurat ligjore, ndërkaq edhe autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur një zgjidhje për këto familje. Amnesty International flet për një strehim alternativë që mund t’ju sigurohej këtyre familjeve.
“Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët”, thuhet në reagimin e AI.