Anullohet parada ne Beograd
(Ne foto pergatitjet e policise ne pritje te vendimit per paraden)
Nga Beogradi, Kristi Pinderi
Nje mbledhje e nje komisioni per sigurine e perbere nga te pakten 12 perfaqesues te institucioneve te sigurise perfshire zevendeskryeministrin e Serbise qe ka nisi qe ne oren 18.00 doli me vendimin per ta ndaluar mbajtjen e parades neser ne oren 10.
Ne kete mbledhje shkoi dhe kryeministri, ndonese ai nuk eshte anetar i ketij komisioni.
“Ky nuk eshte kapitullim ndaj huliganeve”, tha Dacic per televizionin shteteror, “por ishte nje vendim unanim per arsye sigurie”.
Serbia pritet te kete pasoja serioze ne lidhje me procesin e integrimit te saj ne BE pas ketij vendimi qe eshte i ngjashem me tre vendime te tjera, ne 2009, ne 2011 dhe ne 2012.
Nje vendim i Gjykates Kushtetuese te Serbise ka dale me argumentin se ndalimi i parades ne vitin 2009 (dhe per pasoje dhe cdo ndalim tjeter i saj me te njejtat argumenta) eshte antikushtetues.