ARA, fushate sterilizimi per qenushet qe jetojne ne rruge
Ne foto Sasha, nje qenushe per adoptim. Per me shume informacion klikoni KETU
ARA, Animal Rescue Albania, nje organizate vullnetaresh qe mbrojne te drejtat e kafsheve njofton se do te nise nje fushate sterilizimi per qenushet qe jetojne ne rruge, por per kete proces ka nevoje per ndihme. Ja cfare thuhet ne nje njoftim te ARA:
“Duke filluar nga data 03 dhjetor deri me 17 dhjetor, ne bashkepunim me bashkine e Tiranes dhe ENPA (enti nacional i mbrojtjes se kafsheve ne Itali) ARsA do te zhvilloje nje fushate sterilizimi te qenusheve te cilet jetojne ne rruge. Na duhet gjithe bashkepunimi juaj sepse vetem ne kete menyre do arrijme te identifikojme, kapim, vaksinojme, kurojme nga parazite te jashtem e te brendshem dhe te sterilizojme perafersisht 150 qen.
Kemi nevoje te dime sa prej jush kujdesen per qenushet ne lagjet tuaja.
Disa nga gjerat qe na nevojiten jane:
1. Batanije te vjetra si dhe rroba qe mund ti mbajne ngrohte gjate fazes se post operacionit
2. Ushqime, ene plastike ku mund t’u hedhim ushqim dhe uje, solucione pastrimi per te pastruar vendin ku do qendrojne si dhe cdo pajisje tjeter qe sherben per pastrimin e ambientit.
3. Litare te vjeter e qafore te qenusheve tuaj qe nuk i perdorni me.
4. Ngrohese te vjetra sepse pas operacionit qenushet duhet te rrine ngrohte, e do kene shume ftohte. (me te drejte kthimi)
5. Gazeta, dorashka, apo mjete te tjera qe mund te ndihmojne ne manipulimin e kafsheve nga salla e operacionit ne vendet e rehabilitimit.
BASHKOHUNI ME NE DUKE SAKRIFIKUAR ATE QE ESHTE ME E CMUAR PER TE GJITHE, KOHEN TUAJ.
-Na shkruani per kafshet qe kujdeseni ne zonat tuaja
-Shprehni gadishmerine per te ndihmuar duke u kujdesur per kafshet pas sterilizimit/vaksinimit duke na kontaktuar ne
[email protected] dhe ne numrin e telefonit 0697762858.
Pa ju nuk mund tja dalim!”