Belleair pezullon fluturimet dhe thote se shteti i ka bllokuar llogarite. A eshte ky faliment?
Kompania shqiptare e fluturimeve Belle Air, më e madhja në vend, shpall pezullimin pa afat të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare. Kompania konfirmoi lajmin për noa.al dhe njoftoi pak minuta më parë se ka disa arsye që vendosi të marrë këtë hap. “Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej mëse 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”, deklaroi kompania.