Ben Blushi: Shqiptaret rrezikohen seriozisht nga islami politik
“Do të jetë shumë keq për ne nëse prekemi nga fenomeni i Turqisë së Erdoganit. Rreziku i krijimit të një lëvizje islamike, në Shqipëri dhe Kosovë, është shumë i madh. Islami radikal po gjen mbështetje tek njerëzit e varfër dhe të pashpresë. Me kalimin e kohës, shqiptarët e Shqipërisë do të jenë më të interesuar për Bashkimin Kombëtar, kurse shqiptarët e Kosovës do të jenë kundër. Sot kultura kosovare është shndërruar në tendencë për gjithë shqiptarët”, është shprehur Ben Blushi, deputet i PS’së në Parlamentin e Shqipërisë, për gazetën “Express”.
Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, ka qëndruar në Prishtinë dy ditët e fundit, bashkë me disa deputetë tjerë në kuadër të një vizite të Komisionit për Politikë të Jashtme.
Gjatë kësaj interviste ai shpjegon disa prej çështjeve kryesore të librit, flet për islamin politik, Turqinë e sotshme, Perandorinë e dikurshme Osmane, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kosovarëve…
Intervistën e plotë mund ta lexoni KETU