Berisha kunder denimit me vdekje
Sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha është ndalur dhe në ngjarjen tronditëse të vrasjes së një fëmije nga një pedofil. Sipas Berishës, akti është monstruoz, por nuk mund të rikthejë dënimin me vdekje në Shqipëri, për shkak se siç theksoi kryeministri, jemi shoqëri që kërkon integrimin dhe vend anëtar i Këshillit të Europës që nuk lejon këtë dënim ekstrem.
“Do të ketë ndëshkime shumë më të rrepta për dhunën ndaj grave, fëmijëve, vrasjen e grave dhe policëve, si dhe gjakmarrjen. Janë zëra të shumtë që kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, por Shqipëria është anëtare e KiE prandaj nuk mund ta ketë”, tha Berisha.
Duke iu referuar paketës ligjore për ashpërsimin e disa veprave penale që do miratojë qeveria, Berisha vuri theksin tek ngjarja me pedofilin që dyshohet se ka vrarë një fëmijë dhe po tentonte realizimin e një vrasjeje të dytë. Sipas kryeministrit, as denimi me vdekje nuk e shmangu dhe as e uli kriminalitetin në shume shtete të SHBA