Burgoset per shkak se eshte perdhunuar
Makthi që po përjeton një norvegjeze ne Dubai
24 vjeçarja norvegjeze Marte Deborah Dalelv pasi është përdhunuar është shpallur fjatore për seks jashtmartesor, për konsumim alkooli dhe për dëshmi të rreme ne Dubai.
NJE VENDIM I CUDITSHEM – Sipas ministrit të Jashtëm të Norvegjisë Espen Barth Eide verdikti “është një shuplakë për konceptin e drejtësisë”, duke shtuar se “duket shumë e çuditshme se një person që denoncon një përdhumin akuzohet për vepra që në anën tonë të botës nuk konsiderohen krime. Përveç kësaj, vendimi është jashtëzakonisht problematik në aspektin e të drejtave të njeriut”. Norvegjia nuk e bëri zhurmë për të mbrojtur bashkatdhetaren e vet.
E PABESUESHME– Babai i Marte Deborah Dalelv akoma nuk arrin ta besojë se si e bija, e cila shkoi për të kërkuar ndihmën e policisë e për të denoncuar përdhunimin, përfundoi në vendin e të akuzuarës. Sapo ajo paraqiti ankesën autoritetet e Emirateve i konfiskuan pasaportën dhe paratë dhe e inkriminuan.
NJE MAKTH – E dënuar me 16 muaj burg Marte Deborah Dalelv akoma nuk është dërguar në burg por mbahet “e fshehur” në Emirate e privuar nga liria. Vajza shpjegoi për televizionin norvegjez se ishte në dijeni të dallimeve të konsiderueshme në legjislacionin vendor në krahasim me ato të vendit të saj të origjinës, por nuk e kishte menduar vërtet se duke denoncuar dhunuesin e saj ajo mund të përfundojë në një makth si ky.