Cfare komentojne qytetaret per ceshtjen e Belle Air?
Me poshte komente nga respublica.al
Pirro:
E thjeshte fare çka ka ndodhur: Belleair u ka borxhe aeroporteve italiane me miliona €uro(vetem aeroportit te Bolonjes i ka me shume se 400 mije €uro borxh. Po te llogaritesh shumen totale te borxheve vend per vend, nga Turqia & Greqia deri ne Angli, dalin shuma marramendese me 9 shifra, shtoju ketyre tatimet e papaguara ndaj aeroportit te Rinasit, Zyres Shteterore te Tatimeve dhe ndaj subjekteve private. Me pak fjale arkat u boshatisen nga nje bande hajdutesh me ne krye Lulezim Bashen & Sali Berishen, sepse erdhi momenti qe keto borxhe te paguhen(ndryshimi i qeverise)!
Mos te harrojme se per shifra shume me te uleta te pashlyera ndaj aeroportit te Rinasit, u pezulluan, natyrisht me vendim te njollosur politikisht, kompani serioze si Albatros Airways dhe StarAirWays; e para per nje shume prej vetem €120.000 €urosh; nderkohe qe kompania Belleair nuk ka derdhur nje qindarke te vetme ne arkat e aeroportit te Tiranes dhe ato te shtetit shqiptar.
Nuk e di se ç’do te ndodhe ne Shqiperi, por di qe ne Itali, France, Gjermani apo gjetke, pas nje hetimi te hollesishem, do te tringellonin prangat per te gjithe elementet e ketij mashtrimi gjigand! Gjithashtu do te sekuestroheshin totalisht pasurite e elementeve te perfshire ne kete vjedhje masive!
Nese qeveria Rama nuk ben gje ne kete drejtim, do te humbiste kredibilitet mes shqiptareve dhe do t’i jepte zemer krimit te organizuar te perseriste ne te ardhmen çka ka bere ne te shkuaren.
Kevinjon:
Une nuk e dija se te falimentosh si privat qenka krim dhe duhet te futesh ne burg, kete po ma “meson” Brace! Ne bote falimentojne me qindra-mijera private ne dite sepse vete sistemi kapitalist e parashikon kete efekt! falimentimi nuk eshte vetem keq por ka anet edhe te mira sepse konkurenca larmohet dhe njekohesisht pastrohet cdo pale. Une nuk kuptoj edhe ate “popull” qe bucet sa me inat sa edhe nga padija nga ky rast sepse nje gje eshte e sigurte kurdohere ne marrdhenje me sipermarresit privat: Falimentimi eshte prezent gjithnje dhe per kete secili “popull” ka riskun qe e pranon vete!!! Edhe une nqs. planifikoj nje vizite ne USA dhe prej bileten ne kohe kam riskun gjithnje brenda qe kompania qe kam prere bileten mund te falimentoje – per rrjedhoje prenotoj edhe ne nje linje me te sigurte dhe me pak te perfolur!
Por edhe sikur te kete vjedhur si privat atehere perse nuk ka nje ndjekje penale te rregullt qe ta sqaroje, pse duhet te dalesh ne shtyp kur ke “fakte” dhe jo ne prokurori? Po sikur te ngreje padi kjo kompania private (sidomos tani ne pike te hallit qe krijon per falimentuesin edhe me shume perparesi juridike) deri ne shkallet e gjygjesorit Evropian kunder Braces dhe rrjedhimisht PS-se per demtim te imazhit me pasoje ekonomike ne mungese te fakteve juridike (sic ben rendom cdo kompani e botes cdo dite ne kesiso rastesh flagrante) cfare do te na thote shoku Brace? Kushtet e nje padije juridike nga falimentuesi jane plotesuar me kohe sepse kemi muaj e vite te tera qe lexojme e degjojme ne Media se si PS-ja sulmon BellAir-in! apo hajde se denimi per shpifje paguhet nga taksat e popullit pastaj…
Ku jane ata analiste qe nuk e thone nje fjale te drejte per kete rast por lejne kastile “popullin” ne padijen e mbllefin e lire? Turp!