Cfare thote progres raporti i BE per LGBTI?
Progres raporti i BE për Shqipërinë thekson qartë se duhet ngritur një grup pune ndërministerial për të siguruar zbatimin e planit të punës për të drejtat e personave LGBTI
Gjithashtu progress raporti e konsideron takimin që Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi patën me Berishën dhe Ramën si vendosje e një standarti jo ambig në përqasjen jo-diskriminuese ndaj LGBTI brenda shoqërisë shqiptare.
Raport progresi përshëndet si pozitiv amendimin e Kodit Penal dhe përcaktimin si rrethanë rënduese të krimeve për shkak të urrejtjes, por nga ana tjetër thekson se rastet e fjalimeve të urrejtjes vitin e kaluar “nuk janë ndjekur në mënyrë ligjore”.
Një detaj i rëndësishëm ka të bëjë se për herë të parë në një dokument të tillë për Shqipërinë është shtuar gërma I (për personat interseks) një kërkesë kjo e vazhdueshme e organizatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti.