Dy te denuar serbe per krime lufte thone se shqiptaret u larguan nga Kosova se kishin frike nga NATO!
Pavkovic dhe Sainovic po apelojnë pasi janë dënuar në vitin 2009 me 22 vite burgim secili për dëbim, vrasje dhe persekutim në baza politike, racore dhe fetare të shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999, raporton Balkan Insight (BI).
Sipas verdiktit të vitit 2009, Pavkovic “kishte për qëllim të dëbonte me forcë një pjesë të popullatës shqiptare në Kosovë dhe e ndante këtë synim me anëtarë të tjerë të veprimit të përbashkët kriminel”.
Të akuzuar për përfshirje në një veprim të përbashkët kriminel bashkë me Pavkovicin dhe Sainovicin ishin edhe lideri i Serbisë Slobodan Milosevic, ish shefi i shtabit të Trupave të Prishtinës në Armatës Jugosllave, Vladimir Lazarevic, ish ministri i mbrojtjes Sreten Lukic dhe ish gjenerali i Armatës Jugosllave, Dragoljub Ojdanic.
Mirepo Avokati mbrojtës i Pavkovicit tha, sipas BI se “shqiptarët u larguan nga Kosova por nuk ka provë se janë larguar me forcë”.
Sipas tij shqiptarët që u larguan nga Kosova, u arratisën sepse kishin frikë nga bombardimet e NATO-s, paramilitarët serbë, dhe nga lufta në përgjithësi, por ushtria jugosllave nuk kishte asnjë rol për t’i detyruar të largoheshin!
Sipas aktgjykimit të vitit 2009, si zëvëndës kryeministri jugosllav, Sainovic “kishte për qëllim të dëbonte me forcë popullatës shqiptare në Kosovë dhe të ndryshonte balancën etnike në Kosovë për të siguruar kontroll të vazhdueshëm nga Republika Federale e Jugosllavisë”.
“Nuk ka provë për përfshirjen e tij të drejtëpërdrejtë në një veprim të përbashkët kriminel”, tha avokati mbrojtës Toma Fila.
Artikullin e plote ne shqip mund ta lexoni ketu: http://www.balkaninsight.com/al/article/zyrtaret-serbe-bejne-thirrje-per-lirim-nga-akuzat-per-krime-lufte-ne-kosove