E masakron gruan dhe e hedh ne gremine
Sipas gazetes TemA ai e ka qëlluar me levë në kokë, duke i dëmtuar rëndë kafkën, dhe më pas e ka hedhur trupin e saj nga një lartësi e konsiderueshme në tentativë për ta vrarë, raporton Panorama.
Gruaja, nënë e një fëmije është gjetur dje rreth orës 02:20 buzë lumit në fshatin Kote në Vlorë.
Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Mësohet se gjendja e saj është e rëndë.
Disa orë më pas është bërë i mundur arrestimi i bashkëshortit të saj, 29-vjeçarit Ervis Hysi.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se çifti ka pasur konflikte për shkaqe xhelozie, dhe për shkak të dhunës, gruaja ka marrë fëmijën dhe është larguar te familja e saj në Selenicë.
Duket se lëvizjet e saj kanë qenë të kontrolluara pasi bashkëshorti i saj ka shkuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Kote, ku 24-vjeçarja kishte shkuar te disa të afërm të saj.
Aty ai e ka takuar dhe e ka marrë në makinën e tij për të folur dhe për tu sqaruar me njëri- tjetrin.
Menjëherë sapo ajo është futur në makinën e bashkëshortit, të afërmit kanë lajmëruar familjarët e saj.
Pas gjetjes së trupit të dhunuar të vajzës së tyre, familjarët kanë kryer edhe kallëzim për dhëndrin agres