“E mo le te martohen”, thote Artan Fuga
Jo me ndonjë entuziasëm kushedi se cfarë, por e ka thënë fjalën e tij sot edhe profesor Artan Fuga në lidhje me martesat gej.
“E mo, le të martohen edhe gay-t dhe lejsbiket, gjë pa pikë rëndësie… Kot e bëjnë të madhe a thua se do të rrotullohet bota në të kundërt të saj…”.
Ky është komenti që ai e bën në faqen e tij në Facebook, ku ka mbi 31 mijë ndjekës.
Më tej shton:
“Puna është se janë shtuar shumë divorcet, femrat martohen gjithnjë e më të mëdha, lindin gjithnjë e më pak fëmijë, abortet janë shtuar dhe dëmtojnë shëndetin, martesat që zgjasin pak janë shpeshtuar, martesat me interes janë bërë të modës, brezi i tretë izolohet nga parardhësit”.