E paprecedente: Politikanet mbahen larg nga protesta qytetare. Te rinjte: “Politika jemi ne”
Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë si Sali Berisha dhe Jorida Tabaku (në foto) kanë zbritur sot në shesh për të protestuar kundër armëve kimike.
Ata janë bashkuar me protestuesit, por ndaj tyre ka pasur vërshëllima dhe thirrje kundër përfshirjes së tyre në protestë.
“Jo politikë”, kanë qenë thirrjet e protestuesve në momentin kur Berisha dhe Basha kanë marrë fjalën.
Pas kësaj, ata janë detyruar të largohen nga sheshi./TemA/