Edhe qen ne Spitalin Ushtarak
Situata në spitalin ushtarak ka prekur fundin. Duket se gjendja është bërë e padurueshme edhe për mjekët, të cilët herë pas here denoncojnë fakte nga spitali në rrjetin social “Facebook”.
Kështu mjeku Edmond Faber, ka publikuar një tjetër foto, ku një qen duket i pashqetësuar në korridoret e këtij spitali Universitar.
Me të vërtetë ky spital nuk është streha e duhur për të sëmurët, por me sa duket është për qentë… (Shqiptarja.com)