Femijet serbe ne Kosove u vrane me urdher te Markovic
Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se ka qenë Radomir Markovicc që ka dhënë urdhër për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë më 14 dhjetor 1998 në kafiterin “Panda” në Pejë. Krimi është kryer nga Legija, komandanti famëkeq i JSO’së. Një burim i afërt me Qeverinë serbe i ka thënë kësaj gazete se tashmë ekzistojnë pro konkrete që e lidhin Radomir Markovicin, në atë kohë Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, me krimin në Pejë.