Foto/ Cirk pa masa sigurie – Shqiperi 2014
Një banor nga fshati Kallëm, duke kaluar mbi lumin Vjosa me një rryp me karrukull i cili varet mbi një kavo për të shkuar nga qyteti i Memaliajt në fshatin Kallëm. Në mungesë të një ure shumë banorë të fshatit Kallëm janë të detyruar ta kalojnë lumin me një kafaz metalik i cili varet mbi një kavo. Fëmijët dhe nxënësit e fshatit Kallëm e kalojnë lumin Vjosa çdo ditë në këtë mënyrë, ose me lundër për të shkuar në shkollë në qytetin e Memaliajt./gazetadita.al/Foto: LSA / GENT SHKULLAKU