Fotoja qe nuk zbulon gje nga Jahjaga, por fondamentalizmin ne Kosove dhe seksizmin ne media
Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.
Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolikë”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gati zhveshur në një vend pagan.
“FRM mendon se presidenti, apo presidentja, e Kosovës është figurë publike, imazhi i të cilës duhet të tregojë balancë fetare, moderim, dhe të përfaqësojë dëshirën e shumicës së popullsisë. Por duke adhuruar një sllav të vdekur, presidentja Jahjaga ka ofenduar 95 përqind të kosovarëve që janë shqiptarë dhe myslimanë. Presidentja ka kryer edhe një akt idhujtarie, pasi që sipas Biblës dhe Kuranit ajo duhet të adhurojë vetëm Zotin dhe jo të vdekurit, e aq më tepër ata sllavë”, citon tutje agjencia Kosovapress letrën e FRM’së. Ky grupim, sipas Express, i kërkon asaj që urgjentisht të vishet “me fustan, ferexhe dhe xhybe”, duke shkaktuar reagime të forta në blogjet shqiptare të Kosovës.
Fotoja e publikuar nga indeksonline.com, bëri që një gjykatë ta dënojë sajtin për publikimin e papërshtatshëm, duke shkaktuar të tjera reagime ndaj vendimit të nxituar (http://www.indeksonline.com/).
/Respublica.al