Ftojme studentet e Gazetarise te bejne stazhin FALAS prane “Historia Ime”
Stafi i “Historia ime” është i gatshëm të kontribuojë në formimin e gazetarëve të ardhshëm duke ofruar ambientet e tij si dhe duke vënë në dispozicion stafin e portalit.
“Historia ime” fton studentët të bëjnë stazhin pranë këtij portali tashmë të afirmuar në botën e mediave online. “Historia ime” u ka krijuar studentëve të gazetarisë një hapësirë duke i mbështetur ata në hapat e parë të profesionit. “Historia ime” premton angazhim, ndërsa stafi premton të bashkëpunojë dhe të tregojë çelësin e suksesit. Janë të ftuar të gjithë studentët nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne jemi gjithmonë pranë jush dhe të gatshëm të bashkëpunojmë me ju.
Për më shumë informacione ju mund të na shkruani në adresën e e-mailit [email protected] ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 62 26 088.
Por ju mund të shkruani edhe në adresën e kryeredaktorit të “Historia ime”, Kristi Pinderi [email protected] ose mund të komunikoni drejtpërdrejtë në numrin telefonit +355 68 40 42 041.
Ju mirëpresim.