Futbollisti gjerman pranon se eshte gej
Thomas Hitzlsperger , mesfushori i bardh e bluve në vitin 2010, deklaron homoseksualitetin e tij në një intervistë me gazetën gjermane Die Zeit . “Në dhomat e zhveshjes bëhen shumë batuta për gej” thotë Hitzlsperger për revistën gjermane.
Thomas Hitzlsperger, 32 vjeçari ish- lojtar i Aston Villa, Shtutgart, Everton dhe Lazio, me një të kaluar edhe në ekipin kombëtar gjerman, mund të konsiderohet si një nga sportistët më të rëndësishëm që deklaron homoseksualitetin e vet.
Vendimi për të folur hapur për seksualitetin synon të japë një kontribut në debatin mbi homoseksualitetin mes profesionistëve të sportit.
Një botë në të cilën për homoseksualët nuk është gjithmonë e lehtë për të jetuar . “Mua nuk më ka ardhur kurrë turp nga vetja për atë që jam”, tha ai duke pohuar më tej vështirësitë për të punuar në një mjedis ku batutat për gejt bëhen shpesh.
“Ndërgjegjësimi i të qënit homoseksual është një proces i gjatë dhe i komplikuar”, tha ai, dhe mënyra për të “mbijetuar” është duke tentuar ti rezistosh këtyre shakave, të paktën për aq kohë sa janë në kontekst shakaje dhe jo ofendimi.