“Gay Ride” i LGBT-ve shqiptare ne Sarajeve – Shkrim nga Le Monde
“Gay ride” i homoseksualëve shqiptarë në Sarajevë
Le Monde.fr |
Nga Clarisse Fabre (Sarajevë – Bosnje dhe Hercegovinë)
Në CINEMA CITY multipleks të Sarajevës u projektua një film mbi përpjekjet luftën e homoseksualëve dhe lezbikeve në Shqipëri. Në hollin pop dhe plot ngjyra kishte një turmë të madhe njerëzish, të dielën, më 17gusht, në orën 15;00: aktivistët LGBT (lezbike, gay, bi, trans) erdhën për të marrë pjesë në “premierën botërore” të “SkaNdal”, të përzgjedhur si konkurrent në edicionin e 20 të Festivalit të Filmit në Sarajevë, në seksionin e dokumentarëve.
Elton Baxhaku dhe Eriona Cami, dy regjizorët e rinj, janë në sallë, së bashku me dy zëdhënësit e lëvizjes LGBT të Shqipërisë, një burrë, Kristi Pinderi, dhe një grua, Xheni Karaj. Pas disa vitesh, që të dy dolën “hapur” dhe buzëqeshja në fytyrën e tyre e tregon fare qartë rrugën e gjatë që kanë përshkuar para se të dalin sot, këtu, para fotografëve. Para se të shuhen drita, dy spektatore nga Serbia na thanë se në Beograd zhvillohet gjithashtu një festival gay dhe lesby, i quajtur Merlinka Queer Festival, “në nder të një gruaje transgjinore vrarë atje para disa vitesh.”
Filmi fillon me një seri planesh bardh e zi dhe: ne shohim burra dhe gra, të kthyer me shpinë që jetojnë homoseksualitetin e tyre në izolim të plotë. Kjo është jeta që bëjnë shumica e tyre, në mes të viteve 2000, duke përfshirë edhe në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Kontaktet e para kanë ndodhur në kafene apo në party, në vitin 2005. Një çift lezbikesh amerikane, të ardhura në Tiranë, e zbuloi këtë komunitet të vogël: ato nuk ishin më vetëm dhe banesa e tyre u bë një qendër për të gjithë.
DËSHMI ME FYTYRË TË PAMBULUAR
Në film, fjala i jepet gjerësisht këtyre burrave dhe grave, të cilët kanë pranuar të dëshmojnë pa fshehur fytyrën. Autorët e filmit i kanë ndjekur që nga shëtitjet e para, natën, në Tiranë, kur me nxitim dhe me frikën se do t’i kapnin, ata vendosnin afishe kudo, apo shkruanin mbi muret e institucioneve zyrtare : “Unë jam një grua, unë i dua gratë”, “Unë jam një burrë, unë i dua burrat”. Mesazhi duhej të ishte sa më i thjeshtë. Një ditë në mëngjes, banorët e Tiranës panë se stolat publikë para selisë së Presidentit ishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit, simbol i lëvizjes LGBT.
Më vonë, një gazetar i televizionit shqiptar arriti t’i bindë drejtuesit e Klan TV, një nga televizionet kryesore të vendit, që të zhvillonin një debat mbi të drejtat e homoseksualëve. Kjo ndodhi në vitin 2012 në emisionin politik “Opinion”, një nga më të ndjekurat. Ky emision do të mbetet gjatë në kujtesën e aktivistëve. Në studion e emisionit, ata u përballen me kundërshtarët e tyre, siç ishte një grua fetare e mbuluar me shami, ose një drejtuar i partisë monarkiste, parti e djathtë dhe pjesë e qeverisë në atë kohë. Ky i fundit quhej Murat Basha dhe u tregua më i dhunshëm se të tjerët. Ai u betua dhe u stërbetua se do ta kishte vrarë djalin e tij në qoftë se ai do të ishte homoseksual. Këto pamje arkivi, së bashku me dëshmitë e shumta, e bëjnë “SkaNdal-in” një dokumentar emocionuese, i cili tregon daljen hapur të një lëvizjeje, dhe veçanërisht të disa personaliteteve, të cilat nuk mund të rrinë më në heshtje.
TAKIM MES AKTIVISTËVE TË SHQIPËRISË DHE BOSNJËS
Ka një moment gazmor në film, kur militantët shqiptarë organizojnë jo një “gay- pride”, por një “gay ride”: mjafton të heqësh shkronjën – p -, dhe kjo çon në një parakalim me biçikleta. Sepse shqiptarët nuk donin të kënaqeshin vetëm duke kopjuar homologët e tyre të Perëndimit. Biçikleta ka mundësuar gjithashtu krijimin e lidhjeve me lëvizjen ekologjiste. Së fundmi, mbi dy rrota mund t’ia mbathësh më shpejt në rast nevoje: ky ishte rasti gjatë shëtitjes së parë në vitin 2011, kur i duhej ikur policisë. Vitin pasardhës, më 2012, Xheni ishte rrëzëlluese me flamurin me ngjyrat e ylberit lidhur mbi shpatullat e saj. Këtë herë, ajo ishte ndjekur hap pas hapi nga një kamera e televizionit.
“Ky është një mesazh shprese për militantët e LGTB-së. Dhe kur je regjisor dhe merr përsipër rrezikun për t’u hedhur në një aventure të tillë, ke edhe kompensimin e kësaj pune të gjatë” – deklaron Elton Baxhaku gjatë një prononcimi për mediat, të hënën, më 18 gusht, nën tendat e bardha të Festivalit të filmit në Sarajevë. Xhani Karaj kap mikrofonin për të shpjeguar në lidhje me etapat në vazhdim: në fillim të shtatorit, Parlamenti do te jetë gati për të shqyrtuar një projekt partneriteti për personat e të njëjtit seks, përshirë si me turp në një ligj për familjen. Ardhja në pushtet e së majtës e ka ndryshuar, – e plotëson alter-egon a tij Kristi Pinderi. Kemi gjithashtu edhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të aderuar në Bashkimin Evropian. Dhe mos-diskriminimi i minoriteteve seksuale është një urë kalimi e detyrueshme, buzëqesh ai.
Aktivistet shqiptarë janë në kontakt gjithashtu edhe me ata të Bosnjës. Gjatë festivalit, Xheni dhe Kristi kanë biseduar gjatë me Lejla Huremovic, Koordinatore e Sarajevo Open Centre, qendër që mbron të drejtat e homoseksualëve dhe të grave. Edhe në Bosnje-Hercegovinë, ka një rrugë të gjatë për të bërë, thotë gruaja e re. Në shkurt të vitit që shkoi u organizua një “Festival gay et lesbien” sipas modelit të Merlinka Festival të Beogradit. “Por, ekstremistët, përfshirë këtu edhe tifozët e futbollit, e kanë ndërpretë atë gjatë një debati mbi situatën e personave trangjinorë, dhe na kanë goditur”. Dhe Policia kishte qenë sensibilizuar që prej dy vitesh, thotë ajo. “Dy prej agresorëve janë arrestuar, por gjyqi i tyre nuk është bërë ende”.
http://www.lemonde.fr/culture/article/2014/08/19/la-gay-ride-des-homos-albanais-en-premiere-mondiale-a-sarajevo_4473227_3246.html