George Bush, Maryl Streep, Hillary Clinton, foto nudo ne vitin e pare te universitetit
George Bush, Meryl Streep, Hillary Clinton e të tjerë persona të famshëm e të pushtetshëm kanë në qarkullim foto nudo. Dhe këto foto s’janë askund tjetër përveç se në arkivat e universiteteve me më zë në botë, Harvard, Yale, Brown, Vassar etj . Mes viteve 1940-1970 studentët e vitit të parë ishi të detyruar të pozonin nudo. Skandali u publikua për herë të parë në vitin 1995 në New-York Times.
Sesionet e pazakonta fotografike ishin pjesë e një projekti të madh të drejtuar nga psikologu William Herbert Sheldon, i cili i kryente ato në bashkëpunim me universitetet. Ndërkohë që ideja e përgjithshme ishte se fotot kishin për synim studimin e deficencave të qëndrimit të trupit, ekziston hipoteza se pas tyre fshihet një e vërtetë e ligë. Sipas evidencave në materiale të shkruara të klasifikuara të Sheldon, supozohet që kërkuesi i përdorte studentët e vitit të parë për të studiuar lidhjen mes formës së trupit dhe inteligjencës së tyre. Nazistët kanë formuar arkiva të ngjashme të analizimit të formës së trupav për të mbështetur teoritë e tyre mbi racën dhe hierarkinë sociale. Asnjë prej studentëve nuk ka dhënë leje me shkrim për t’u fotografuar nudo./n.c/