Gjendet nje femije i rrembyer ne shtepine e nje te dyshuari qe thote se ka vrare dhe 11 vjecarin Julian Cela!
(E PERDITESUAR)- Një vogëlush 10- vjeçar, i humbur ditën e djeshme, është gjetur në banesën e një dyshuari si maniak, Ardian Prrenjasit, raporton TemA.
Djali i një polici burgjesh pati humbur në zonën e Laprakës.
Fëmija kishte humbur ditën e djeshme, pikërisht në atë vend ku tre muaj e gjysëm më parë ka humbur edhe Julian Çela, 11- vjeçar, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH.
Policia mendon se ky person ka gisht edhe në zhdukjen e Julianit, gjë që është pranuar nga ai.
“Unë e kam vrarë Julian Çelën”. Kjo ka qënë dëshmia rrënqethëse e Ardian Prrenjasit në polici, pasi është ndaluar për rrëmbimin e 10-vjeçarit me inicialet A.Cani.