Kjo s’ka fjale per tu pershkruar: Familjari i kryebashkiakut prish monumentin se i pengon pamjen e lokalit!
Babëzia nuk njeh kufi dhe kur kjo përzihet dhe me pushtet, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Ky është edhe rasti në Krujë.
Vëllai i nënkryetarit të Bashkisë së Krujës, Alfred Mërlika, është akuzuar se ka prishur lapidarin e 4 dëshmorëve të çlirimit të Krujës.
Denoncimi është bërë nga Komiteti i Veteranëve në Krujë, të cilët sqarojnë se Alfred Mërlika e ka prishur lapidarin për qëllime private, raporton “Tema”. Sipas tyre, lapidari i zinte pamjen lokalit që ka ndërtuar, dhe për këtë arsye vendosi që ta prishte lapidarin.