Kush nuk paguan gjobat nuk mund te dale jashte Shqiperise, thote drejtori i Policise
TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi ka nxjerrë urdhra të rinj për gjobat, raporton Shqiptarja.com.
Drejtuesit e automjeteve që do të marrin gjobë do ta paguajnë atë në bankë ose postë. Në ndryshim nga më parë, që paguhej në Drejtorinë e Policisë Rrugore të qyteteve apo pranë komisariateve të policisë.
Ndërkohë, një tjetër urdhër është se drejtuesit që nuk paguajnë gjobat do të ndalohen në kufi të Shqipërisë në rast largimi nga vendi pa paguar detyrimet e mësipërme dhe do lejohen të kalojnë pasi të kenë paguar detyrimet,.
Këto urdhra vjen pas kërkesës së ministrit Tahiri për të shmangur korrupsionin. Menjëherë ato do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit dhe githë efektivat e policisë do monitorohen për zbatimin e urdhrave.