Mesila Doda per grate ne politike
Versioni shqip i radios amerikane Europa e Lirë ka botuar një artikull rreth studimit të një grupi që ka punuar për realizimin e një vëzhgimi mbi pjesëmarrjen e grave në politikë, në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë.
Citon deputeten e PD, Mesila Doda:
“Forca jonë politike ka qenë që në fillim për respektimin e të ashtuquajturës listë në të cilën një në tre duhet të ishte grua, më pas për fat të keq pamë që në një kompromis të momentin të fundit rregullat ndryshuan dhe tashmë rrezikon që gratë të jenë në atë përqindje që ne mendonim“. Gjoba në kod edhe pse shkon në 1 milion lekë (të reja), për Dodën në vetvete është një formë diskriminimi. “Nuk mendoj se një grua duhet të ketë çmim! Mbi të gjitha është një fyerje njerëzore – thotë ajo ndër të tjera.