Milionat e shpenzuara per romet nga BE per Shqiperine. Sequi pyet: cfare eshte bere me keto para?
Takimi i sotëm, një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Avokati i Popullit për çështjen e romëve të dëbuar, me pjesëmarrjen e disa ambasadorëve, nxori në pah disa pyetje që kërkojnë përgjigje.
Së pari, sipas ambasadorit të BE-së Sekui, Bashkimi Europian ka akorduar 3 milion euro për të drejtat e romëve në Shqipëri. Në emër të tyre janë dhënë miliona të tjera nga organizata ndërkombëtare. Çfarë është bërë këto vite me këto para, që nuk janë pak? Seminare dhe fletëpalosje?
Së dyti, ambasadorët kanë deklaruar se dëbimi i romëve do pasqyrohet në progres- raport, pasi të drejtat e romëve janë një ndër 12 kushtet e BE-së për integrimin.
Pra, pengesë nuk paskan qenë thjesht tre ligjet, apo ndonjë “reformë” e veçuar sektoriale, apo sjellja penguese e opozitës e djeshme e arsye të tjera.
“Ky komunitet duhet të ketë shanse të barabarta me të gjithë të tjerët. Autoritetet duhet të sigurohen për zgjidhje ligjore,” tha ambasadori Sekui në takim.
Mesazhi është i qartë: nëse një shtet nuk kujdeset konkretisht për shtresat e veta më të diskriminuara, mund të miratojë ligje gjithë ditën, por nuk e meriton të quhet europian.
/respublica.al/