Nacionalizmi ne Europe kercenon te drejtat e grave
Shumë parti nacionaliste europiane e profilizojnë veten si të vetmet që kujdesen për gratë e vendit të tyre. Por në realitet, politikat e tyre kërcënojnë të drejta, që lëvizjet e grave kanë arritur me shekuj pune për të ecur përpara, tregon studimi i Fondacionit Kvina Till Kvina Patriotizmi dhe Sistemi Patriarkal.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për rritjen e ndikimit të partive nacionaliste dhe efektin e saj mbi barazinë gjinore. Kjo valë e re e nacionalizmit Europian në thelb detyron gratë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për familjen “, thotë Lena Ag, Sekretare e Përgjithshme në Kvinna till Kvinna.
Patriotizmi dhe Sistemi Patriarkal është një bashkëpunim midis Kvinna till Kvinna dhe Fondacionit Expo, që ka punuar me vlerësimin dhe monitorimin e lëvizjeve të djathta suedeze dhe europiane për gati 20 vjet.
Studimi tregon se si nacionalizmi ka lënë shenjën e tij në vendet e Ballkanit të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë, ku grave ju bëhet presion për tu bërë shtëpiake, në të njëjtën kohë situata e tyre në tregun e punës është në mënyrë të vazhdueshme duke u përkeqësuar. Studimi gjithashtu hedh një vështrim në pesë vende të tjera europiane dhe të partive të tyre më të mëdha nacionaliste. Dhe rezultatet janë jashtëzakonisht shkurajuese. Pak nga pak nacionalistët sulmojnë të drejta dhe liri për të cilat gratë kanë dekada që po luftojnë, si e drejta e aborteve të lira dhe të drejtën që gratë të konkurojnë në kushte të barabarta me burrat në tregun e punës.
Mbrojtësit e të drejtave të grave në Europë gjithashtu dëshmojnë rreth opozitës për punën e tyre duke u bërë gjithnjë e më të drejtpërdrejtë, në formën e dhunës fizike, fushatave të urrejtjes dhe kërcënimeve në mediat sociale.
“Për partitë nacionaliste, barazia gjinore nuk ka qenë kurrë një synim. Përkundrazi, ata e konsiderojnë feminizmin si një kërcënim që shkatërron kombin, “thotë Daniel Poohl, President i Fondacionit Expo.
Ndikimi i nacionalizmit në barazinë gjinore:
Çështjet e barazisë gjinore nuk janë prioritet për partitë nacionaliste. Ato shpesh përjashtohen nga politikat e tyre.
Disa nga partitë besojnë se ka dallime biologjike midis burrave dhe grave, që do të thotë se është e natyrshme për gratë që të angazhohen në detyra të kujdestarisë, si në shtëpi ashtu dhe në punë.
Familja nukleare(familje e përbërë prej dy prindërve, burrë e grua dhe fëmijëve)konsiderohet si baza e shoqërisë, që do të thotë se është e vështirë të jetosh në marrëdhënie jo tradicionale familjare. Personat LGBTQ shpesh përballen me diskriminim në politikat e partive nacionaliste. Atyre për shembull, u mohohet e drejta e martesës, inseminimit dhe adoptimit.
Iniciativa politike për familjen janë të projektuaranë përgjithësi në një mënyrë që parasheh gratë që qëndrojnë në shtëpi me fëmijët, ndërsa burrat që kanë një punë me pagesë. Në këtë mënyrë rolet tradicionale gjinore janë duke u përforcuar.
Politikat e familjes që i bëjnë gratë financiarisht të varura nga burrat, e bëjnë të vështirë që gratë tu largohen marrëdhënieve të dhunshme.
Si demografia ashtu dhe lindja e fëmijëvejanë të rëndësishme për partitë nacionaliste, shpesh ka një dëshirë të fortë për të kufizuar të drejtën e abortit për gratë. Disa parti duan ta ndalojnë abortin plotësisht.
Mbrojtësit e të drejtave për personat LGBTQ dhe të drejtave të grave që sfidojnë rolet tradicionale gjinore përballin kundërshtim, ngacmime dhe tallje.
Në Parlamentin Europian, partitë nacionaliste shpesh votojnë në favor të propozimeve konservatore, dhe ata shumë rrallë mbështesin iniciativa për të forcuar të drejtat e grave apo personave LGBTQ.
Përkthyer nga kvinnatillkvinna.se