Nje 27 vjecar me probleme mendore mbahet i lidhur me zinxhire
“Shqiptarja.com” sjell për lexuesin historinë e dhimbshme të një 27-vjeçari nga Tepelena i cili vuan nga crregullime mendore. Ai jeton i lidhur në një dhomë 1.5 me2 metër. Kjo është hapësira në të cilën jeton ai që kur ka lindur.
27-vjeçari nuk dëgjon, veçse shikon, nuk shijon asnjë ushqim vecse konsumon dhe më keq akoma, përbën rrezik për bashkëmoshatarët e vet apo dhe për banorët e fshatit Luftinjë në rrethin e Tepelenës.
Familja e 27-vjeçarit jeton me të ardhurat e pensionit të të sëmurit të cilat janë 12 mijë lekë në muaj. Për të sëmurin kujdeset prej 27 vitesh babai i tij.
Nëna e 27-vjeçari pasi ka lindur fëmijën e sëmurë edhe ajo vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Kalvari i vuajtjeve për këtë familje është i gjatë dhe pa mbarim. Me ato pak të holla që sigurojnë, katër pjestarët e familjes nuk shtyjnë dot muajin dhe rrjedhimisht, banorët e fshatit i ndihmojnë nga pak me ushqime.
“Kjo edhe nga frika, pasi në të kundërt djali i sëmurë, zbret në fshat, çan izolimin e vendosur nga prindërit dhe shndërrohet në kërcënim real për jetët e banorëve të zones”, shkruan “Shqiptarja.com”
Mjaft herë prindërit e 27-vjeçarit kanë përdorur metoda të ndryshme rrethanore duke e lidhur me zinxhirë, për të rikthyer në izolim birin e tyre. Megjithatë, episodet, fatmirësisht, nuk janë shoqëruar me pasoja tek banorët.
Për të lexuar shkrimin e plotë ju mund të klikoni KETU