“OUI”
E kështu, debatet që paraprinë këtë ngjarje mund të quhen të mbyllura. Franca, pas votimit te sotem te Asamblese bëhet vendi i 14 që njeh me ligj martesat mes njerëzve të së njëjtës gjini.
Deri më tani, përveç Francës, shtetet që kanë njohur me ligj martesa të tilla janë Meksika (vetëm në kryeqytet, në fakt), SHBA-të (vetëm në 9 shtete dhe në Washington DC), e pastaj Danimarka, Argjentina, Islanda, Portugalia (ku nuk lejohet, megjithatë, adoptimi i fëmijëve nga ana e çifiteve gay), Suedia, Norvegjia, Afrika e Jugut, Kanadaja, Spanja, Belgjika, Holanda, Uruguaji, dhe Zelanda e Re.