Pamjet e tmerrit qe ka kapluar Egjiptin…
Presidenca e Egjiptit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme pas situatës së krijuar kur forcat e sigurisë sulmuan disa kampe protestuesish në Kajro.
Kampet ishin ngritur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohammed Morsi.
Ministria e Shëndetësisë flet për 149 persona të vrarë. Por Vëllazëria Myslimane, që ka mbështetur protestat, thonë se janë të paktën 2 mijë të vdekur.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për së paku një muaj.
Ndërkohë një kameraman britanik është mes të vrarëve në operacionin për të pastruar dy kampet e mbushur me mijëra protestues.
Mick Deane ishte pjesë e ekipit të Sky News.
Raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr mbi protestuesit e paarmatosur.
Deane, 61 vjeç, kishte 15 vite që punonte për Sky.
Zyrtarët perëndimorë kanë dënuar përdorimin e forcës për largimin e protestuesve..
Dhuna është përhapur tani edhe në qytete të tjera, ku raportohet për nëntë të vdekur. /TemA/