Pamjet e tmerrshme te permbytjes ne Athine… (FOTO REUTERS)
Këto janë momentet e tmerrshme kur një shofere për pak sa nuk përfundon në mënyrë tragjike pasi uji dhe balta vërshojnë në makinën e saj.
Skena dramatike përfundon pa viktima, pasi disa persona të pranishëm aty arrijnë të shpëtojnë gruan në fjalë. Ndërkohë, kryeqyteti i Athinës është përmbytur sot, ndërsa banorët flasin për një rrebesh që nuk është parë ndonjëherë.
Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve, kurse dhjetëra banesa janë dëmtuar.
Pamjet tregojnë edhe një punëtor që për pak përfundon tragjikisht, ndërsa punonte në çatinë e parlamentit grek.
Shërbimet e emergjencës kanë marrë mbi 900 telefonata nga banorët që u janë përmbytur shtëpitë.