Per Spiropalin, Rama eshte si Skenderbeu
Për Elisa Spiropalin, drejtoreshë e përgjithshme e Doganave dhe një aktiviste e Partisë Socialiste, vendi i kryeministri Edi Rama në histori, sipas saj, hyn në një listë të ngushtë me Skëndërbeun, Nolin, Kadarenë etj. Kështu e ka shprehur ajo ekzaltimin nga suksesi që arriti vendi me marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Nuk mund të mos ndodhte. Skënderbeu, Noli, Lasgushi, Kadarea, Rama, nuk janë më pak se Garibaldi, Servantesi, Hajne, Shekspiri, Renzi”, shkroi Spiropali në faqen e saj në Facebook. Padyshim që këtë do ta tregojë historia dhe shumëkush uron të jetë ashtu, por mbase Spiropali është pak herët të mendojë për këtë. Këto vlerësime ngjajnë si një letër kalk me ditirambet që ithtarët e PD-së kanë thurrur për Berishën.
a.k
Marrë nga ResPublica.al