Polici perballe deputetit
Gjatë konfliktit të policisë së Republikës me banorët e një godine në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, të cilët janë nxjerrë jashtë forcërisht, ia kanë behur disa deputetë të opozitës, shkruan Respublica.al.
Saimir Tahiri ka zhvilluar një debat me një nga drejtuesit e policisë, me emrin Erzen Breçani. Debati ka qenë i ashpër, dhe deputeti ka qenë në të gjtiha rastet “i mbrojtur dhe i justifikuar” prej statusit të përfaqësuesit të popullit, por të bëjnë përshtypjet në këtë mes përgjigjet e policit Erzeni, i cili ka folur gjatë gjithë kohës në njëjës, dhe me fraza që nuk kanë të bëjnë aspak me etikën zyrtare.
Polici citohet të ketë nxjerrë nga goja shprehje të tipit (marrë nga Shqiptarja.com): “Çfarë do, përse ke ardhur?”, “Nuk e kam detyrim fare të flas me ty”, “ik, mos më provoko kot!”, “Mos ma bëj mua me gisht, kaq!”.
“Është kjo gjuha e një polici përballë një anëtari të parlamentit?”, pyet respublica.al