Policia thote se ka nen kontroll gjithe Lazaratin
Ne 17: 51 minuta të ditës së sotme (e enjte 19 qershor), përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit deklaron se është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, mbikëqyr, por dhe ofron rend e siguri për banorët e fshatit.
Duke falenderuar për mbështetjen, policia i bën apel banorëve “të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet proceduriale të policisë, duke garantuar një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe me respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Gjatë paradites së sotme është ushtruar kontroll në territoret e një numri të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin, ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë gjetur e asgjesuar mbi 287 kg marijuanë, si dhe sasi armatimi e municioni.
Forcat e policisë ndërkohë kanë marrë nën kontroll zonën në të cilën qëllohej me mitraloz të rëndë gjatë këtyre ditëve, çka ishte një problem për përparimin e policisë.