Postieret e rinj me bicikleta
Ecovolis në bashkëpunim me Postën Shqiptare risjell biçikletën në shërbimin postar, si një mënyrë ekologjike, me kosto më të ulët dhe më e shpejtë duke konsideruar trafikun brenda qytetit.
“Një nga menyrat më efikase të shpërndarjes së psotës është përmes bicikletës dhe në këtë 101 Vjetor të Postës Shqiptare, bashkarisht po punojmë që ky shërbim të fuqizohej dhe zgjerohej më tej, duke punësuar të rinj dhe të reja në shërbimin postar me biçikleta.
Ky bashkëpunim është mundësia jonë të promovojmë nje shërbim postar ekologjik, duke treguar pergjegjesine tone ndaj komunitetit dhe nje forme inovative punësimi rinor!” shkruhet ne njoftimin e Ecovolis ne Facebook./E.T/