PS, nder te rrallat parti te majta qe nuk flet per LGBT. Krahasimi me simotrat
Ashtu sic edhe pritej, Partia Socialiste dështoi edhe këtë herë të artikulohej gjatë prezantimit të programit, në lidhje me komunitetin LGBT në Shqipëri
Kjo e bën Partinë Socialiste ndoshta ndër të rrallat parti të majta në Europë që nuk ka një qëndrim të qartë për, fjala vjen, politikat e mosdiskriminimit të LGBT, luftën ndaj homofobisë, për legalizimin ose jo të martesave gej si dhe per të drejtën e komunitetit LGBT për të adoptuar fëmijë.
SHKARKONI DUKE KLIKUAR KETU PROGRAMIN E PS
KRAHASIMI – Në Greqi SYRIZA, partia më e madhe opozitare e së majtës ka qenë jo vetëm publikisht pro të drejtave të sipërpërmendura, por në disa raste ajo ka mbështetur edhe organizime publike, sidomos të komunitetit transgjinor në Greqi.
Ne qershor te vitit 2012 kreu i te majtes radikale Tsipras tha se do te mbeshteste komunitetin LGBT si dhe emigrantet ne vendin e vet qe po perjeton ashpersim te klimes homofobe dhe raciste permes partise “Agimi i arte”.
Nga ana tjeter, Hollande në Francë, pavarësisht protestave masive të grupeve fetare, ka qenë i vendosur që në fillim për të cuar deri në fund nismën që u lejon cifteve gej të martohen e të adoptojnë fëmijë.
Ai së fundmi është shprehur i vendosur të rregullojë të gjithë legjislacionin për të adresuar njëherë e përgjithmonë edhe problemet specifike të komunitetit transgjinor në Francë.
Ka folur dhe cështjet e lidhura me sigurimin shëndetësor të tyre dhe aksesin falas në sistemin shëndetësor.
Vetëm një javë më parë, edhe lideri i fundit i së majtës europiane, Pier Luigi Bersani theu akullin dhe doli qartazi me një qëndrim pro një ligji që njeh unionet civile mes cifteve gej. Ai tha madje se ky ligj do të mund të kalonte brenda vitit të parë të mandatit qeverisës.
Për të mos folur pastaj për cfarë po bën administrate e Obamës në SHBA por edhe për rastet e konservatorëve dhe të djathtës europiane, që gjithashtu po revolucionarizojnë qëndrimet e tyre tradicionale në lidhje me martesat gej dhe me ccështje të tjera të këtij komuniteti (rasti i Cameron në Britani, por po të doni edhe rasti i Berishës në Shqipëri).
Vlen të përmendet, megjithatë, se në programin e përmbledhur në rreth 100 faqe të PS, pikërisht në faqen 54, brenda kollonës për “Ripërtëritjen e shoqërisë” flitet në mënyrë jo shumë konkrete dhe të qartë ndoshta dhe për LGBT.
Premton PS:
“Ne mbështesim të gjitha format e jetës familjare: familjen e lidhur me martesë, bashkëjetesën, familjet me një prind, dhe të gjitha format e tjera të partneritetit”.
Por kjo është shumë e gjerë, e paqartë se si do të realizohet konkretisht kjo mbështetje, ndoshta evasive dhe mbi të gjitha e pamjaftueshme për një të majtë progresiste në vitin 2013 në Europë!
SHIKONI KETU VIDEON E PROGRAMIT TE PS