Rebelet siriane marrin peng femijen/E vertete apo inskenim i Asadit?
Një foto, ku shfaqet një fëmijë i vogël të ulur në gjunjë dhe tre tyta pushkësh të drejtuara në kokën e tij thuhet se është postuar online nga një mbështetës i Ushtrisë çlirimtare të Sirisë me diçiturën: “Pengu ynë më i ri nga sekti armiqësor i Kesabit”. Por autenticiteti i fotos të shkrepur në një fshat kristian armen pranë kufirit të Sirisë me Turqinë nuk është verifikuar ende. Disa kritikë supozojnë se kjo mund të jetë edhe një foto propagandistike e postuar nga qeveria për të sulmuar rebelët. Deri tani nuk është verifikuar ende se cili është fati i fëmijës dhe e vërteta e fotos.