Revolucioni i Majit…
Posted On 23/05/2014
0
Ne kete qytet ose do fitoje qytetaria ose kaosi. Por mesa duket, do fitoje qytetaria! Foto nga protesta e sotme e Ecovolis dhe e qytetareve!
Protesta e sotshme vertetoi serish se shqetesimi i qytetareve per trafikun ne te cilin ata jetojne eshte i vertete: Qindra cikliste dhe qytetare pushtuan rruget e Tiranes per t’i treguar shofereve, kembesoreve, ciklisteve te tjere, dhe institucioneve perkatese se ka ardhur koha e respektimit te korsive, se ka ardhur koha e respektimit te pedaluesve, se ka ardhur koha qe Tirana te kete nje tjeter fytyre. “Nuk harruam zotin Shkelqim Xhagolli, ciklistin i cili humbi jeten, per” fajin” e vetem te te qenit ciklist : rruga kryesore u bllokua ne nder te tij e te atyre ciklisteve te tjere te cilet kane patur te njejtin fat. Premtimi yne i shkon dhe atyre: Tirana do te jete nje qytet me i mire!”, tha Ened Mato, nga Ecovolis,
Ndryshimet e medha kerkojne veprime konkrete te cilat mbartin kembengulje, vullnet, dhe energji. Keto protesta synojne pikerisht te jene ai gjesti (jo) i vogel , e i vazhdueshem, i cili perben zinxhirin e madh qe merr emrin NDRYSHIM. Ne emer te ketij te fundit, ciklistet u mblodhen sot e do vazhdojne te mblidhen te premtet ne vazhdim : ndryshimi i infrastruktures rrugore, ndryshimi i sjelljes perkundrejt njeri-tjetrit ne trafik, ndryshimi i nje mendesie. E ky ndryshim, fale energjise suaj, nuk do vonoje, perkundrazi do shnderrohet shpejt ne nje realitet, frytet e te cilit do t’i gezojme te gjithe ne.
Me shume ketu: https://www.facebook.com/ecovolis