Rusi, arrestohet ikona e transgjinoreve (deputete e komunisteve italiane). Nderhyn Bonino
Luxuria “Sonte në stadium, unë nuk do të kaloj pa u vënë re”
Vladimir Luxuria u arrestua mbrëmjen e së dielës jashtë Parkut Olimpik në Soçi, Rusi. Arsyeja e arrestimit ka qenë valvitja e një flamuri me ngjyrat e ylberit me mbishkrimin në gjuhën ruse “Gay është OK”.
Me ndërhyrjen edhe të Ministres së Jashtme të Italisë, Emma Bonino, ajo është liruar vetëm pak orë më vonë dhe ka deklaruar nëpërmjet rrjeteve sociale se do të kthehet në Parkun Olimpik të hënën në mbrëmje për një lojë hokej mbi akull. Luxuria premton: “Unë nuk do të shkojë pa u vënë re”.
Mesazhe solidariteti erdhën nga të gjitha shoqatat dhe përfaqësuesit e organizatave LGBT botërore. Pas lajmit të arrestimit të tij, hashtag #freeluxuria shumë shpejt mori përmasa gjigande në Twitter.
Luxuria është e para transgjinore në Europe e zgjedhur si përfaqësuese e popullit në një Kuvend, më konkretisht në Dhomën e Deputetëve në Itali, propozuar nga PRC (Partia Rifondazione Comunista).