SHBA kritika te forta Shqiperise per mos zbatimin e ligjit kunder diskriminimit (RAPORTI I PLOTE)
Per herë të parë që nga miratimi i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, Departamenti i Shtetit përmes raportit vjetor të situatës së të drejtave të njeriut ne Shqiperi hedh kritika në lidhje me zbatimin e ligjit në fjalë. Në lidhje me situatën e LGBT thuhet se pavarësisht se ka një ligj për mbrojtjen nga diskriminimi homofobia vazhdon dhe përmenden raste flagrante të vitit 2012, si ai i deklaratave të Ekrem Spahiut, më tej fjalët e Murat Bashës në emisionin Opinion dhe incidenti në marshimin me biçikleta që organizuan Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.
Thuhet në raportin e publikuar sot në mbrëmje se: “Organizatat Pro LGBT dhe Aleanca Kundër Diksriminimit organizuan një marshime krenarie me biçikleta në Tiranë, më 16 maj 2012. Gjatë këtij marshimi një grup të rinjsh hodhën bomba tymuese kundër grupit që po marshonte. Policia i ndaloi të dyshuarit, por asnjë akuzë nuk u bë dhe ata u liruan menjëherë”.
Pastaj pasi pasqyron rastin e Ekrem Spahiut dhe rastin e Murat Bashës në një replikë me Kristi Pinderin (si për të thënë që ja ku janë rastet e diskriminimit) vijon duke vënë në dukje që nga institucionet përkatëse nuk ka pasur vendime kundër diskriminimit dhe e mbyll fjalinë me “qeveria nuk ka patur mundësi të zbatojë ligjin”.
Më poshte historiaime.al ju jep mundësinë të shkarkoni të plotë këtë raport prej 28 faqesh me ndërhyrjet përkatëse në të të sekretarit të Shtetit John Kerry