Shqiptaret edhe sot nuk e dine se cfare parashikojne 3 ligjet “famekeqe”…
Historia Ime do te botoje gjate diteve ne vijim komente, analiza dhe intervista ne lidhje me permbajtjen reale te 3 ligjeve kaq shume te perfoluara kete vitin e fundit.
Ajo qe ne konstatojme ka te beje me nje fakt te thjeshte, absurd por dhe shqetesues: uzurpimi i debatit publik qe kane bere manovrat politike dhe retorika e tipit “do i votojme”, “nuk do i votojme”, e kane mbajtur vemendjen e publikut larg permbajtjes se vertete te ketyre 3 ligjeve dhe kane sjelle ne vemendje nje pyetje te rendesishme: si miratohen ligjet ne Shqiperi? Sa akses ka votuesi i thjeshte apo grupet e interesit ne kete proces? Pse media deshtoi ne detyren per te informuar e jo thjesht per tu bere zedhenese e seciles pale?
Materiali me poshte eshte grumbulluar me perpikmeri nga raportimet online te medias sot.
Pas një viti plot debate dhe apelit të ndërkombëtarëve ndaj 3 ligjeve të cilësuara si ligjet e integrimit, 3 draftet që prisnin në sirtar u miratuan sot me shumicë të cilësuar në Parlamentin e Shqipërisë. Votimi u bë gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, pas debateve që kaluan herë me tone fushate elektorale dhe herë në akuza personale, mes disa deputetëve socialistë dhe kreut të qeverisë.
Votimi i 3 ligjeve që mbetën peng u bë pas propozimit që bëri kreu i LSI Ilir Meta ditë më parë ku duke iu drejtuar politikës së majtë e së djathtë, bëri thirrje që të kalohen ligjet sepse Shqipëria, sic theksoi ai, ka dhe një shans për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, brenda këtij viti.
Kuvendi miratoi të enjten në seancë të jashtëzakonshme tre draftet e integrimit, pr/ligjin “Për gykatën e lartë”; “Për nëpunësin civil” dhe rregulloren parlamentare.
Pas debateve dhe replikash , deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë bashkuar votat duke i dhënë “OK” 3 ligjeve që i hapin dritën jeshile integrimit të Shqipërisë , shoqëruar me dispozitën, sipas të cilës ligjet hyjnë në fuqi më 1 tetor të këtij viti.
Pr/ligji “Për nëpunësin civil”, një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike, u miratua me 107 vota pro dhe 2 abstenime.
Kuvendi miratoi gjithashtu me 108 vota pro rregulloren parlamentare , si dhe me 108 vota pro dhe 1 votë kundër pr/ligjin “Për gjykatën e Lartë”.
Kryetarja e Parlamentit në përfundim të seacës, tha: “Kanë qenë cdo ditë në rendin e ditës. Nuk e kuptoj pse e bllokuat 3 vjet dhe 300 ditë mos me marr statusin”.
VOTAT
LIGJET PËR GJYKATËN E LARTË
108 pro, nuk ka kundër, 1 abstenim
LIGJI PËR NËNPUNËSIN CIVIL
107 pro, nuk ka kundër, nuk ka abstenim
RREGULLORJA E KUVENDIT
108 pro, nuk ka kunder nuk ka abstenim
MIRATOHET PAKETA E BRUKSELIT
100 vota pro
NËPUNËSI CIVIL, KUVENDI MIRATON ME 107 VOTA P/LIGJIN
Ora 14:00 Kuvendi miratoi të enjten në seancë të jashtëzakonshme me 107 vota pro dhe 2 abstenime pr/ligjin “Për nëpunësin civil”, një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike. Ligji do të hyjë në fuqi më datë 1 tetor 2013.
I hartuar nga Departamenti i Administratës Publike dhe nga ekspertë të huaj, ligji i ri sjell disa risi si: forcimi i institucioneve ligjzbatuese; departamenti dhe komisioni i Shërbimit Civil; krijimi i shkollës së Administratës Publike, etj.
Krijimi i trupës së lartë të nëpunësve civilë është një tjetër risi e ligjit. E përbërë nga drejtorët e përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve vartëse, kjo trupë propozohet që të jetë pjesë e shërbimit civil.
Rekrutimi i nëpunësve të rinj është një tjetër risi e ligjit të ri për punonjësit e administratës publike. Drafti parashikon marrjen në punë të nëpunësve më të përgatitur, duke rritur kështu dhe standardet e pranimit në shërbimin civil.
MIRATOHET ME 108 VOTA PR/LIGJIN PER GJYKATEN E LARTË
Kuvendi miratoi të enjten me 108 vota pro dhe 1 votë kundër pr/ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, pjesë e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian, dhe një nga tre draftet e vendosura si kusht nga Brukseli, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2013.
Drafti, miratimi i të cilit u refuzua për rreth 7 muaj nga opozita, është hartuar në bashkëpunim me misionin EURALIUS. Ai përfshin tre shtylla kryesore që lidhen me: emërimin e gjyqtarëve, kriteret e tyre, si dhe afatet konkrete për zëvendësim, kur ju mbaron mandati.
Risia e parë në ligjin, të cilit i ndryshohen dhjetë nene, ka të bëjë me numrin e gjyqtarëve, i cili nga 17 shkon në 19 gjyqtarë, të cilët do të jenë të ndarë jo në dy dhoma që ka sot Gjykata e Lartë, por në 3 të tilla dhe secila prej tyre do të ketë nga 6 anëtarë. Përsa i përket gjykimit, p/ligji parashikon që të mos ketë kolegje vetëm me 5 gjyqtarë, por edhe me 3.