Shuhen protestat ne Turqi? The Economist shkruan se turqit harrojne dhe falin…
Protestat po shuhen ngadalë në Turqi, gjtihnjë e më pak njerëz rikthehen në Taksim për t’u përleshur me policinë ndërsa sipas Shoqatës turke të Mjekëve së paku 7,000 protestues dhe më shumë se një duzinë gazetarësh të tjerë janë plagosur pasi filloi dhuna.
Respublica.al qe i referohet The Economist thote se “pesë persona kanë vdekur, disa janë në gjendje kritike.Ndërkohë, ka nisur një gjueti shtrigash për të ashtuquajturit provokatorë”.
Qindra demonstrues janë arrestuar. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë janë arrestuar për “krime” të tilla si dërgimi i ushqimit në Parkun Gezi.
Janë arrestuar gjithashtu mjekët të cilët mjekuan të plagosurit, avokatët që i mbrojtën ata, si dhe shumë të tjerë që Erdogan i denoncon si pjesë e një komploti global kundër qeverisë së tij.
The Economist nuk harron te shkruaje se “krizat e te kaluares kane treguar se turqit kane nje aftesi te madhe te harrojne dhe te falin”…