Sot vendimi i BE-se per statusin,Rama: Ne fillim-rrugen per Shqiperine si gjithe Europa
Shqipëria pret sot, vendimin e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për statusin e vendit kandidat. Ndonëse këtë herë, pas lobimeve të forta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me homologët e shteteve skeptike, ka më pak të pavendosur, vendimi mbetet ende i pasigurt, deri në momentin që ai të shpallet. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën dje, në Luksemburg, në një takim dyditor ku pritet të merret dhe një vendim për statusin kandidat për Shqipërinë.