Te premten proteste – MJAFT dhunes ndaj gruas!
Brenda 48 orëve vritet në mënyrë brutale gruaja e tretë në vend. Gruaja e tretë që i bashkangjitet kronikës së zezë të lajmeve, krahasimisht dhjetra e qindra grave të cilat dhunohen sistematikisht çdo ditë. Burra, ndal dhunën ndaj motrave, nënave, grave dhe shoqeve tuaja. Heshtja e shoqërisë civile duhet të ofendojë jo vetëm gratë e kësaj shoqërie por çdo shtetas të logjikshëm e human. Të premten, më datë 19 Korrik 2013, ora 12.00, eja të mblidhemi për një protestë paqësore përballë Ministrisë së Drejtësisë kundër dhunës ndaj gruas dhe trajtimit të saj si plaçkë.
Shiko linkun e protestes ne Facebook ketu.