Thua t’i kete shkuar nder mend Agronit, Aferdites e Marjoles te mbjellin domate ne vend te hashashit?”
Që Lazarati është joshës për mediat e huaja, tashmë është e provuar. Corriere Della Sera, më së fundmi ka realizuar një reportazh në fshatin ku “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.”
Interesant është përgjigja e “hallexhinjve” që punojnë me 3000 Lekë të reja dita apo familjeve që shesin 1 ton në vit me 300Eur/kg. Këtyre, ua paska fajin… shteti!
“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila komandon dhjetra gra. “Pa marijuanë do të kishim vdekur, nuk kemi ku të punojmë.
Të dhënat e Corrieres thonë se “Në Lazarat, nënte në 10 familje merren me ketë biznes. Çdo familje prodhon një mesatare prej një ton në vit. Çdo kilogram shitet në treg 300-320 euro. Banorët nuk janë më shumë se 4 mijë, por këtë ditë janë rreth dy herë më shumë. Të tjerët janë punëtorë sezonalë. Ata avijnë nga qendra dhe jugu në mëngjes, dhe ikin pas perëndimit të diellit.”
“Paguajnë mirë, 30 mijë lekë të vjetra në ditë.”- thotë Marjola nga Vlora. “Unë kam tre fëmijë për të ushqyer dhe burri më ka vdekur.”- shton ajo.
“Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa hashashin. Ne jemi të gjithë të harruar nga autoritetet lokale, shtetërore, madje edhe nga të huajt.”- thotë Agroni.
Është kaq e thjeshtë që paligjshmërinë ta veshësh me “halle”. Aq më tepër nga fshatarë milionerë. Thua t’i ketë shkuar ndër mend Agronit, Afërditës dhe Marjolës që të mbjellin domate në vend të hashashit?
/k. cukali/