Tirane, kthehen vizat per shqiptaret…!
Lajmi më i fundit është se aplikimi i vizave duhet të kthehet sërish në fuqi për shqiptarët. Vetëm se kësaj radhe me disa specifika të veçanta. Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, sistemi i vizave duhet të jetë preferencial, pra të mos prekë gjithë banorët e vendit, por specifikisht çdo shqiptar që nuk është “tironc”. Për të shkuar në Rinas, nga ku mund të udhëtojnë pa vizë drejt vendeve Shengen, shqiptarëve të cilët nuk janë autoktonë kryeqytetas u duhet të zgjedhin një rrugë që nuk kalon nga kryeqyteti nëse nuk duan t’i nënshtrohet procedurave për marrjen e vizës për të hyrë në qytetin e Tiranës. Por, zëdhënësja e PD-së dhe njëkohësisht pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Laura Vorpsi deklaron se me të marrë vizën, bashkëkombasit e saj jabanxhij do jenë më se të mirëpritur me meze e raki në sofrën tiranase./n.c./
Diskutimi në Opinion:
Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!
Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vij më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vij, por të vij më vizë
Ferdinand Xhaferri: Tani ta presës, dhe të vij me vizë sikur nuk shkon..
Laura Vorpsi: Po po shkon shumë, secili në vendin e vet. Nëse do vish do vish, por me zi të pranojmë. Por nëse ti futesh një një familje tironse, kam bindjen që absolutisht janë mikpritës.