Trafikimi i femijeve per prostitucion ne Britani, shumica shqiptare
Një studim i kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit lidhur me trafikimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe ka nxjerrë rezultate shokuese. Sipas studimit, shumica e fëmijëve që shfrytëzohen seksualisht në Britaninë e Madhe janë me origjinë nga Shqipëria e Vietnami. Kështu, nga 140 fëmijë të trafikuar vitin e kaluar në këtë vend dhe të raportuar për abuzim seksual 88 ishin me origjinë nga Shqipëria dhe Vietnami dhe pjesa tjetër, rreth 56 fëmijë, kishin lindur në Britani.