Vdes 87 vjecarja e nxjerre ne rruge. Totozani akuzon Berishen, Dorian Matlija akuzon Vangjush Dakon
Ka nderruar jete ne rruge 87 vjecarja Sofie Qendro, e cila u nxorr nga banesa ku jetonte me te nipin ne Durres.
Avokati i Popullit e ka dënuar rëndë sot, Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria “Berisha” për nxjerrjen e qytetarëve nga godinat e ish-pronarëve për njëanshmërinë e tij, për mungesën e balancës së vlerave, për plagët e rënda që është duke shkaktuar në shoqëri.
Nisur nga vdekja në stolin e rrethuar me kartona të një të moshuare në qytetin e Durrësit, dje, nxjerrë nga shtëpia pikërisht për shkak të këtij akti, Avokati i Popullit ka reaguar sot për 87-vjeçaren që vdiq “në kushte aspak dinjitoze dhe të mjerueshme, e detyruar të kalonte ditët e fundit të jetës së saj në rrugë, pasi nuk mundi që edhe në këto ditë të kishte një banesë të sajën.”
Nëpërmjet një deklaratë, Avokati i Popullit shprehet se « ka qënë vazhdimisht i preokupuar dhe i vëmendshëm për të parandaluar hyrjen në fuqi të një akti të tille normativ, që ngjalli shumë debate dhe që po sjell dita-ditës pasoja të rënda.
E kemi theksuar që në krye të herës se jemi tërësisht për respektimin e së drejtës së pronësisë, por në nje shtet social duhet të respektohet edhe e drejta e githkujt për të pasur një familje, një strehë.
Pikërisht kjo balancë vlerash nuk është respektuar me nxjerrjen e Aktit Normativ, fakt që është evidentuar dhe kërkuar me forcë nga ana e Avokatit të Popullit, që në momentet e para, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, mosmiratimin e tij.
Avokat Matlija: Kjo ishte viktima e pare pas 23 qershorit…
E rende akuza qe ben aktivisti per te drejtat e njeriut dhe avokati Dorian Matlija. Ne nje reagim ne profilin e tij ne facebook ai shkruan:
“Viktima e pare pas 23 qershorit eshte Sofie Qendro 87 vjec. Vdiq pasi qendroi 6 jave ne nje stol para bashkise pasi ishte nxjerre me force nga shtepia e kthyer pronarit. Dako i paska thene se ajo eshte bere turpi i bashkise, sepse keshtu kane ardhur kohet te jesh 87 vjec dhe e varfer eshte turp dhe aspak gje e bukur. Meqe ra llafi te gjerat e bukura, a e bene me ngjyra fotografine e Ismail Qemali apo akoma? Me zor po presim kete vendimmarrje te rendesishme”…
Per te lexuar historine e plote te kesaj zonje, klikoni KETU