Zonja Flora Cabej ndalon Edi Ramen (ne emer te mbrojtjes se te dhenave personale)
Komisionerja për Mbrojtjen të Dhënat Personale znj. Flora Cabej ndërpret nismën e qeverisë Rama “STOP KORRUPSIONIT”, raportojne mediat kryesore.
Në daljen e parë publike si Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, tha dje në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku se me një vendim të posaçëm është mbyllur dje portali i kësaj ministrie ku qytetarët denonconin gjykatësit për afera korruptive.
Në fakt sipas Naços në këtë portal ishin bërë me dhjetëra denoncime për korrupsion ndaj gjyqtarërve, prokurorëve dhe punonjësve të administratës në sistemin e drejtësië.
“Kishte disa denoncime të bëra nga qytetarë për raste konkrete ku gjyqtarë akuzoheshin nga qytetarët për mitmarrje” tha Naço gjatë emisionit por kjo ka sjellë reagimin e komisioneres Flora Çabej duke vendosur mbylljen e portalit. “Mua më ka ardhur një vendim si[pas të cilit vendoset mbyllja e portalit me arsyetimin se bëhet publike të dhëna për gjyqtarët që cënojnë liritë dhe të drejtat personale”. Naco shtoi se është duke përgatitur padi në gjykatë ndaj institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Stop korrupsionit ishte një nismë e qeverisë Rama për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet duke e shoqëruar këtë me hapjen e një portal në faqen e ministrisë së Drejtëisë. Por, pikërisht kjo nismë është tashmë edhe përplasja e parë ligjore e qeverisë Rama me institucionet e tjera të shtetit./dita/